spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:46
HomeAmerikaTrump2Çudit Trump: Duket se Putin po më mashtron!

Çudit Trump: Duket se Putin po më mashtron!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar të dyshoj në gatishmërinë e presidentit rus, Vladimir Putin sa i përket arritjes së një marrëveshjeje për ndërprerjen e luftës në Ukrainë.

Komentin e çuditshëm e ka bërë në rrjetin social Truth.

- Advertisement -

“Kjo është Lufta e Joe Bidenit të tërgjumur, jo e imja. Ishte një humbje që nga dita e parë dhe nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, dhe nuk do të kishte ndodhur nëse do të isha President në atë kohë. Po përpiqem vetëm të pastroj rrëmujën që më lanë Obama dhe Biden, dhe çfarë rrëmuje është. Duke thënë të gjitha këto, nuk kishte asnjë arsye që Putini të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit. Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, ai thjesht po më përkëdhel mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes “bankave” ose “sanksioneve dytësore?” Shumë njerëz po vdesin!!!”, shkroi Trump.

Komentet e tij vijnë pak orë pas takimit që ai kishte me presidentin ukrainas Zelensky.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat