Kryetari i Komunës se Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar këngëtares Dafina Zeqiri çmimin “Hyjnesha në Fron”.
Simboli “Hyjnesha në Fron” iu dhurua si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë.
Zeriqi ka vlerësuar çmimin “Hynjesha në fron” që iu dhurua nga kryetari Rama duke thënë se do të jetë një inspirimi e që do ta bëjë krenar dhe djalin e saj dhe fëmijët në të ardhmen.
“Ma kë dhënë një trashëgimisë sot që mendoj se djali dhe fëmijët e tjerë që do t’i bëjmë inshallah, kanë me qenë shumë krenar dhe unë jam krenare sepse kur e vendosi atë çmim në shtëpinë time ka me qenë shumë inspiruese. Është vlerë shumë e madhe dhe jam shumë falënderuese për këtë çmim të vlefshëm”, u shpreh ajo.



