Storm/Policia: Polica e Kosovës po vazhdon aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Storm ka vërejtur veturat e forcave të rendit që janë parë në hyrje të oborrit të objektit të dytë të ekzekutivit ku është vendosur edhe një pjesë e kësaj ministrie.
Ndërkohë, në komunikatën e lëshuar një ditë më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është bërë me dije se përpos zëvendës sekretarit të kësaj ministrie, Izedin Bytyqit, është edhe një person tjetër i dyshuar i përfshirë në disa shkelje.
Gjatë aksionit janë konfiskuar disa banesa, telefona, dokumente e armë.
Në mbrëmjen e së martës, i dyshuari i dytë i përfshirë në këto shkelje u zbulua të jetë Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore.
Hafizi tha se gjendet në një udhëtim jashtë vendit. Ai u zotua se do të rikthehet në Kosovë pas dy dite.
“Patjetër, patjetër, unë ketë çështje e kam kërku publikisht me u hetu deri në fund. Kam me u kthy pasnesër, e kam aeroplanin niset në mëngjes, diku ka ora 3-4”, tha ndër të tjera Hafizi.