spot_img
E enjte, 26 Mars, 2026
11:37
HomeKulturëDantedi, ekspozita bibliografike kushtuar poetit dhe filozofit italian Dante Alighieri

Dantedi, ekspozita bibliografike kushtuar poetit dhe filozofit italian Dante Alighieri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Qendrën “Sotir Kolea”, u çel ekspozita bibliografike kushtuar poetit të pavdekshëm Dante Alighieri, në kuadër të Dantedì, një ditë përkujtimore kombëtare kushtuar poetit italian, e cila kremtohet në Itali çdo 25 mars.

Aktiviteti u çel në praninë e studiueses prof. Irena Ndoci, përkthyesit Meritan Spahija, studiuesve, dashamirësve të letërsisë danteske si dhe studentëve të gjuhës italiane.

- Advertisement -

Studentët u njohën nga afër me dimensionin historik, kulturor dhe bibliografik të botimeve të Dante Alighieri-t në gjuhën italiane dhe në gjuhë të tjera, pjesë e koleksioneve të vyera të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

- Advertisement -

Ekspozita sjell për publikun botime të veçanta të “Komedisë Hyjnore”, vepra të tjera të autorit dhe studime që ndriçojnë universin poetik dantesk, duke e kthyer vizitën në një udhëtim estetik dhe shpirtëror përtej kohës.

Ekspozita vijon të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit për vizitorët në Sallën Italiane të Leximit, pranë Qendrës “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat