spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:29
HomeEkonomiDASH raport për klimën e biznesit në Shqipëri

DASH raport për klimën e biznesit në Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Departamenti i Shtetit, ka publikuar raportin për Klimën e Biznesit në Shqipëri, për vitin 2025.

Dokumenti vlerëson stabilitetin makroekonomik të vendit, por gjithashtu ngre disa shqetësime që lidhen me ambientin e biznesit.

- Advertisement -

“Situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme. Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4 përqind, e nxitur nga rritja e fuqishme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe politikat e kujdesshme makroekonomike”, njofton DASH.

Sipas raportit të DASH, Shqipëria mbetet një destinacion me potencial të madh për investime, falë sektorëve premtues si energjia, turizmi, teknologjia dhe bujqësia por gjithashtu nxjerr në pah disa nga shqetësimet më të cilat përballen investitorët e huaj në vendin tonë.

- Advertisement -

“Investitorët e huaj përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak të: Korrupsionit në sektorin publik, gjyqësor dhe prokurimeve publike, Konkurrencës së padrejtë dhe të shtrembëruar, Një ekonomie të madhe informale, Pastrimit të parave, Ndryshimeve të shpeshta në legjislacionin fiskal, Të drejtave të pronësisë, Zbatimit të dobët të kontratave”, tha më tej DASH.

Raporti nënvizon se vetëm përmes forcimit të sundimit të ligjit, rritjes së transparencës dhe një lufte më të qëndrueshme kundër korrupsionit, Shqipëria mund të shfrytëzojë plotësisht avantazhet e saj dhe të pozicionohet si një treg konkurrues në rajon dhe më gjerë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat