spot_img
E enjte, 19 Shkurt, 2026
01:03
HomeKosovaDaut Haradinaj bën thirrje që politika të mos ndikojë në vendimin e...

Daut Haradinaj bën thirrje që politika të mos ndikojë në vendimin e Hagës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrja që politika mos të ndërhyjë në vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se për këtë duhet të ndihmojë edhe SHBA-ja, duke e llogaritur si aleatin numër një.

- Advertisement -

“Pyetja e përgjithshme është a mund të ndërhyjë politika në vendimmarrjen e gjyqësorit, nëse politika i ka dërgu atje dhe i ka mbajtur për 5 vjet të burgosur, atëherë a është rrezik që politika mundet me ndërhy edhe te vendimi i gjykatës”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.

Haradinaj foli edhe për marshin e 17 shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se shpreson mesazhi të shkojë aty ku duhet.

- Advertisement -

“Mendoj që protesta dje që ishte e mrekullueshme që e ndreqi edhe 17 shkurtin, shpresoj që është shku mesazhi tek faktorët vendimmarrës”, ka thënë Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat