spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:53
HomeKosovaZgjedhjet 2025Daut Haradinaj është mirëpritur nga banorët e Dardanisë në Pejë

Daut Haradinaj është mirëpritur nga banorët e Dardanisë në Pejë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për deputet, Daut Haradinaj, është mirëpritur nga banorët e Dardanisë në Pejë.

Haradinaj ka thënë se Dardania në kohët më të rëndësishme dha krejt çka kishte, duke u kthyer në urë për pranimin e logjistikës dhe shpërndarjen e saj.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe turmë

“Dardania e Pejës, Dardania e shumë dëshmorëve e martirëve, në kohët më të rëndësishme dha krejt çka kishte, duke u kthyer në urë për pranimin e logjistikës dhe shpërndarjen e saj. Për të vazhduar deri në ditën kur Pejës së ndarë ia hoqën telat për ta bashkuar përgjithmonë. Kjo është trashëgimia që ka kjo parahyrje e Pejës për Pejën, bashkim e sakrificë”, ka thënë Daut Haradinaj.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe turmë

Postimi i plotë:

Dardania e Pejës, Dardania e shumë dëshmorëve e martirëve, në kohët më të rëndësishme dha krejt çka kishte, duke u kthyer në urë për pranimin e logjistikës dhe shpërndarjen e saj. Për të vazhduar deri në ditën kur Pejës së ndarë ia hoqën telat për ta bashkuar përgjithmonë. Kjo është trashëgimia që ka kjo parahyrje e Pejës për Pejën, bashkim e sakrificë.

E anashkaluar nga dy pushtetet, Dardania sot kërkon vëmendjen, kërkon frymën fitimtare. Të mbledhur sonte bashkë me ne, me një mbështetje të fuqishme për 137, na dhanë dritën e gjelbër që jemi drejt fitores së përbashkët edhe njëherë, sikur dikur.

U ndjeva aq krenar sot, sa isha krenar në 1998/99, kur ishim kështu bashkë për një ideal.

Faleminderit nga zemra!

AAK 137

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat