spot_img
E hënë, 4 Maj, 2026
13:31
HomeKosovaDaut Haradinaj: Kurrë nuk do të heshtet përballë shtetit vrastar serb

Daut Haradinaj: Kurrë nuk do të heshtet përballë shtetit vrastar serb

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Daut Haradinaj ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë, duke e cilësuar atë si një nga krimet që shpërfaq fytyrën e vërtetë të regjimit kriminal të Serbisë.

Haradinaj ka theksuar se në këtë masakër, 116 shqiptarë civilë të pafajshëm u masakruan mizorisht, ndërsa këto dëshmi dhe krime makabre mbeten kujtesa më e fortë për atë që përjetoi kombi shqiptar në rrugën drejt lirisë.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se historia shqiptare është e shkruar me gjak dhe se nuk do të heshtet kurrë përballë shtetit vrastar serb që edhe sot strehon kriminelë serbë.

“Në përjetësi kujtimi për martirët e Studimes dhe gjithë dëshmorët e martirët e kombit”, ka shkruar Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat