storm•/Drejtësia: Në një intervistë të fundit televizive, Daut Haradinaj, i njohur për deklaratat e tij të forta dhe të drejtpërdrejta, la të kuptohet se katër ministra janë në prag të një fundi të pashmangshëm të karrierës së tyre politike, pa ua përmendur emrat publikisht.
Burime të sigurta të Storm-RKS kanë identifikuar emrat e tre prej këtyre ministrave dhe një zëvendësministër që aktualisht po ushtron detyrën si ministër, në kundërshtim me ligjin për organizimin e Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.
Storm është në dijeni të saktë të identitetit të këtyre zyrtarëve të lartë dhe akuzave që priten të ngrihen ndaj tyre.
Ajo që ngre dyshime të mëdha është pse ende nuk ka ndodhur arrestimi i tyre, kur burimet tona thonë se akuzat janë të gatshme dhe dosjet tashmë janë përmbyllur.
Burimet e afërta me procesin deklarojnë se çdo ditë e këtyre ministrave në liri është një rrezik i madh për hetimet.
Dyshohet se ata mund të përpiqen të ndikojnë dëshmitë e personave kyç që janë përfshirë si dëshmitarë dhe të ushtrojnë presion politik mbi hetuesit dhe organin e akuzës.
Storm po monitoron me vëmendje këtë situatë dhe do të sjellë informata të reja për publikun sapo ato të jenë të disponueshme.



