spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
16:13
HomeKosovaZgjedhjet 2025Daut Haradinaj reagon ndaj deklaratës së Donika Gërvallës

Daut Haradinaj reagon ndaj deklaratës së Donika Gërvallës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar deklaratën e Donika Gërvallës, e cila në një tubim elektoral e quajti Ramush Haradinajn gjeneral të vetshpallur.

Haradinaj në T7 thotë se “ne jemi gjeneral të njerëzve të luftës tonë, dhe jemi gradu edhe prej NATO-s”.

- Advertisement -

“Kjo zoja na njeh mirë –  Sa për gjeneral, ndoshta kësaj i bojnë përshtypje, gjeneral që i ka gradu Millosheviqi, po mu nuk më bëjnë përshtypje. Ne jemi gjeneral të njerëzve të luftës tonë, dhe jemi gradu edhe prej NATO-s”, tha ai.

“Nuk më vjen mirë kur e dëgjoj këtë zojën, me këtë gjuhë, kjo ka fol edhe në Pejë, edhe më ashpër”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Tutje, Haradinaj ia kujtoi Gërvallës se si me një nënshkrim fali tokën e Manastirit të Deçanit.

“Me ja kujtu kësaj zojës, pikërisht kjo zoja që po shet patriotizëm në mikron në Deçan, është nënshkruesja e faljes së tokës së Manastirit, para 11 muaje. Mas 25 vjete rezistencë të Deçanit, e kryetarit të Komunës që kemi rezistu mos me ju dhon ajo tokë se është zemra e qytetit. Edhe kjo e ka nënshkru në 5 minuta në 12 të natës. Në emër të asaj që Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës, gjë që s’ka ndodh”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat