spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:28
HomeSportDe Bruyne me gjasë bashkëlojtar i Amir Rrahmanit

De Bruyne me gjasë bashkëlojtar i Amir Rrahmanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kevin De Bruyne është shumë pranë largimit nga Manchester City dhe si lojtar i lirë do të vendosë vetë për të ardhmen e tij.

Edhe pse për një kohë të gjatë u përfol për transferim në Arabinë Saudite apo MLS, duket se ylli belg do të qëndrojë në Evropë.

- Advertisement -

Sipas raportimeve të fundit, mesfushori belg është shumë afër marrëveshjes me kampionin e ri të Italisë – Napolin.

Klubi napolitan i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare me vlerë 27 milionë euro, ku përfshihet edhe bonus për nënshkrimin.

- Advertisement -

De Bruyne, gjatë karrierës ka luajtur në Belgjikë, Gjermani dhe Angli, ndërsa Italia pritet të jetë ndalesa e radhës në rrugëtimin e tij futbollistik.

Zyrtarizimi mund të vijë javën e ardhshme, sapo të përfundojë zyrtarisht aventura e tij me Manchester Cityn.

Nëse kjo marrëveshje realizohet, do të jetë një goditje e madhe e Napolit në merkato dhe një shtesë me përvojë dhe cilësi të lartë në mesfushë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat