spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:58
HomeKulturëShowBizDea Mishel: Egli ka frikë se ai po luan me ndjenjat e...

Dea Mishel: Egli ka frikë se ai po luan me ndjenjat e saj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dea Mishel dha mendimin e saj mbi dinamikën mes Eglit dhe Gjestit, duke komentuar një nga klipet ku ata shfaqeshin duke u përpjekur të sqaronin marrëdhënien mes tyre.

Dea u shpreh: “Kur i shikon, sikur te ky klipi qe po mundoheshin te sqaroheshin, duken shumë të këndshëm bashkë edhe kjo është ajo gjëja se ti mendon që kjo gjëja mund të funksionojë.

- Advertisement -

“Por, që nga fillimi, ata të dy kanë kërkuar gjëra të ndryshme nga njëri-tjetri, kanë folur një gjuhë shpirtërore të ndryshme dhe nuk janë kuptuar dhe kanë përfunduar në një situatë toksike”, thotë më tutje Dea.

“Egli vetë e thotë që ‘unë pres nga ty që të të befasohem’, pra ajo vetë e di dhe e pranon brenda vetes që kjo gjë ka shumë gjasa që të mos funksionojë dhe do të ishte befasi nëse do të funksiononte”, përfundon ajo.

- Advertisement -

E pyetur për momentin kur Egli e bën Gjestin të bëjë be në kokën e motrës, Dea shtoi: “Egli ka frikë se ai po luan me ndjenjat e saj, duke ditur se Gesti ka qenë më i shkëputur emocionalisht, siç e ka thënë edhe vetë ai”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat