Egli dhe Gjesti po vazhdojnë të kenë tensione të vazhdueshme.
Pavarësisht përpjekjeve të Gjestit për të biseduar dhe qëndruar si bënin më herët, por kjo po refuzohet nga Egli.
E situata mes tyre është përshkruar si e ndërlikuar, ku ata vazhdojnë të hedhin kunja ndaj njëri-tjetrit, ndërkohë që kanë ndërhyrë edhe konkurrentët e tjerë.
Së fundmi, Egli ka “sulmuar” Gjestin, duke i përmendur ish-partneren e tij.
“Me ish-in tim unë nuk flas në kamera dhe t’i them më fal”, duke treguar se ndien një lloj inati ndaj tij.
Ajo ka vijuar duke thënë:
“Unë nuk kam fuqi të bëj asgjë, unë jam njeri i pafuqishëm. Që kur kam hyrë nuk të kam folur fare. Vazhdoje lojën që nuk të lija unë ta bëja”.
Megjithatë, tensionet mes tyre duket se vazhdojnë, pa pasur ende një sqarim të plotë për situatën.



