spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:46
HomeSiguriaUshtria“Defender Europe 2025” nis të hënën – Kosova nikoqire e ushtrimit të...

“Defender Europe 2025” nis të hënën – Kosova nikoqire e ushtrimit të madh të NATO-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për dy javë me radhë, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në rajon, “Defender Europe 25”, që organizohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes, stërvitja do të zhvillohet nga data 26 maj deri më 9 qershor dhe do të përfshijë lëvizje të shumta të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt rajonit të Gjakovës, përkatësisht në Aeroportin e Gjakovës dhe poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

- Advertisement -

Ministria ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për lëvizjet e automjeteve ushtarake gjatë kësaj periudhe, duke theksuar rëndësinë e këtij ushtrimi për gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë e FSK-së me forcat partnere ndërkombëtare.

“Përmes këtij ushtrimi, Forca e Sigurisë së Kosovës do të demonstrojë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë për të vepruar në përputhje me standardet e partnerëve të saj strategjikë,” thuhet në njoftim. Në stërvitje do të marrin pjesë edhe forca ushtarake nga SHBA, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat