G-Bani ka shpërthyer ndaj banores, Danja Koka, me ofendime dhe fjalë të rënda, duke e akuzuar për një sërë situatash që, sipas tij, kanë ndodhur ndërkohë që ata janë përballur vazhdimisht.
Ai theksoi se ka marrë kërcënime prej personave ndoshta afër saj dhe prap asnjëherë nuk e ka prekur me dorë, duke i drejtuar akuza të forta për veprime të tjera.
“Edhe të më vrasin jashtë prej teje, kam marrë kërcënime prej teje, as të kam prekur me dorë dhe asgjë. Ty të kanë prekur meshkujt e shtëpisë”, tha banori.
Gjithashtu, banori ka theksuar se, edhe nëse do të humbiste jetën prej saj, nuk do të rrijë pa zbuluar “maskën” e saj, duke iu referuar deklaratave të Danjas për natën e parë kur ajo tha se nuk përfshihej në situata të ulëta.
Sipas G Banit, ajo ka flirtuar me Laertin dhe duke e akuzuar se ka bërë veprime me Jozin.
Çfarë ke bërë me Jozin?
Banorja i është përgjigjur:
Ik, ik, nuk flas me njerëz të sëmurë.
Reagimi i G-Banit ka qenë tepër i ashpër:
“Mashtruese, e pacipë, e paturp. Edhe të më vrasin jashtë prej teje, kam marrë kërcënime prej teje, as të kam prekur me dorë dhe asgjë. Ty të kanë prekur meshkujt e shtëpisë. Edhe ta humbas jetën prej teje unë nuk rri pa ta çjerrë maskë, atë njeriun që deklarove se ishe, natën e parë që the unë nuk përfshihem në situata të ulta. Ti ke flirtuar me Laertin” vazhdoi G-Bani.
Danja:
Ti je i sëmurë.



