spot_img
E martë, 16 Dhjetor, 2025
03:49
HomeKosovaDegradon sërish gjuha e kreut e Sami Lushtakut ndaj ish-deputetës së LVV-së

Degradon sërish gjuha e kreut e Sami Lushtakut ndaj ish-deputetës së LVV-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes dhe veçanërisht ndaj ish-deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, për, siç tha ai, përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe akuzave të pabazuara ndaj tij.

Në një prononcim në Debat Plus, Lushtaku theksoi se deri më tani ka qëndruar i rezervuar, por tashmë nuk do të tolerojë më sulme ndaj tij pa prova.

- Advertisement -

“Nëse dikush e ka fut këtë gjuhë të urrjetjes është pikërisht VV-ja. Nuk jemi ne, asnjëherë nuk jam dal me sha ose me fy dikën, kam qenë shumë i kujdesshëm deri më tani. Unë mendoj secili që del dhe e përmend emrin tim pa fakte, pa argumente tash e mas e kam menen me iu kundërpërgjigj. Nuk ka mundësi që një deputete me fy e me sha, me njollos e përballtë. E unë me nejt e me pa si spektatorë çka po thotë ajo. Në lagjen Lushatku, minumi ka 2 ose 3 ushtarë, ka dëshmorë… nëse dikush e ka filluar dikush është VV-ja dhe zonja Matoshi. E unë i them Albin: lidhi këto k#drat se boll është”, ka thënë Lushtaku.

Vlen të ceket që gjatë një prononcimi për media, pas marrjes së mandatit si kryetar komune, Lushtaku u shpreh se niveli i deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, “i ngjan shtëpive publike më shumë sesa një ligjvënëse”.

- Advertisement -

“Unë mendoj që qaj është niveli i saj… niveli i znj. Matoshi është sikurse del prej një shtëpie publike, e jo që është një deputete dhe ka përgjegjësi për fjalën e saj”, ka thënë Lushtaku gjatë ditës.

Këto fjalë erdhën pasi Matoshi, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, e kishte ndërlidhur Lushtakun me përballjen politike mes VV-së dhe PDK-së në Mitrovicë.

“O flaka me ju dal krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica!”, ishte njëri nga disa postimet e Matoshit kundër Lushtakut.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat