Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance bëri një varg akuzash ndaj Danimarkës në lidhje me sitatën ne Grenlandë.
“Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë. Por pjesë e të pasurit marrëdhënie të mira është të tregosh forcën tënde kur duhet”, tha Vance gjatë një vizite në një instalim ushtarak amerikan lart mbi Rrethin Arktik.
Ky nga mediat konsiderohet si mesazhi më i qartë deri më tani për grenlandezët që kanë parë me ankth teksa Presidenti Donald Trump u zotua të fitojë tokën e tyre “në një mënyrë ose në një tjetër”.
Vance, i cili vetëm ditët e fundit vendosi të bënte udhëtimin, tha se Danimarka e kishte lënë pas dore territorin e saj dhe se Amerika nuk mund të injoronte më planet e supozuara ruse dhe kineze në ishull.
“Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë; ju nuk keni bërë një punë të mirë nga populli i Grenlandës”.
Ai vazhdimisht pretendoi se ishulli ishte i prekshëm dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kishin “zgjidhje tjetër” përveçse të rrisnin praninë e tyre atje.
“Grenlanda do të ishte më mirë që “të vinte nën ombrellën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara sesa të ishit nën ombrellën e sigurisë të Danimarkës”, tha ai, megjithatë, pranoi se e ardhmja e ishullit duhet të varet nga banorët e tij.
“Po, populli i Grenlandës do të ketë vetëvendosje. Shpresojmë që ata të zgjedhin të bashkëpunojnë me SHBA-në sepse ne jemi i vetmi komb në tokë që do të respektojmë sovranitetin e tyre dhe do të respektojmë sigurinë e tyre, sepse siguria e tyre është shumë siguria jonë”, tha ai.



