spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:28
HomeKulturëShowBizDel autopsia, zbulohen shkaqet e vdekjes së Liam Payne

Del autopsia, zbulohen shkaqet e vdekjes së Liam Payne

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Liam Payne vdiq nga traumat e shumta, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme pasi ra nga ballkoni i hotelit në katin e tretë në Buenos Aires, ka njoftuar zyra e prokurorit argjentinas.

Autopsia tregoi se lëndimet në kokë të këngëtarit ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen.

- Advertisement -

Një hetim duke përfshirë intervistën e pesë dëshmitarëve në një përpjekje për të rindërtuar orët e fundit të muzikantit 31-vjeçar, tregoi se ai ishte vetëm në kohën kur ka rënë nga ballkoni.

Nga dhoma e hotelit të Payne u sekuestruan substanca që tregonin konsumimin e alkoolit dhe drogës.

- Advertisement -

Ish-anëtari i One Direction vdiq të mërkurën.

Mysafirët në hotelin Casa Sur i thanë mediumit britanik Guardian se dëgjuan përplasje dhe bërtima për orë të tëra para se Payne të binte.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat