spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
12:18
HomeKosovaDeliu-Kodra godet diplomacinë: "Kosova në nivelin më të ulët në 5 vitet...

Deliu-Kodra godet diplomacinë: “Kosova në nivelin më të ulët në 5 vitet e fundit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka folur për gjendjen e diplomacisë kosovare në pesë vitet e fundit, duke e cilësuar këtë periudhë si regresive dhe dëmtuese për pozitën ndërkombëtare të vendit.

“Nuk besoj se ndonjëherë niveli i diplomacisë së Kosovës ka qenë në ndonjë stag më të dobët të cilin e kemi parë në këto pesë vite të fundit. Regresi është i madh”, deklaroi Deliu-Kodra.

- Advertisement -

Ajo theksoi se jo vetëm Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm duke pezulluar dialogun strategjik me vendin.

“Kosova jo vetëm që ka sanksione nga BE, por natyrisht sanksione kemi edhe nga SHBA duke e pezulluar dialogun strategjik me ne”, u shpreh deputetja e PDK-së për FrontOnline.

- Advertisement -

Deliu-Kodra rikujtoi rolin historik të SHBA-ve në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“SHBA ka qenë garancë e shtet-ndërtimit të Kosovës dhe subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe gjitha njohjet tona kanë ndodhur me garancën e SHBA-së. Fakti që është pezulluar dialogu strategjik me SHBA flet se Kosova po stagnon çdo ditë e më shumë”, tha ajo.

Në krahasim me zhvillimet në vendet e rajonit, ajo shprehu shqetësim se Kosova po mbetet pas në skenën ndërkombëtare.

“Kemi shtete të rajonit që çdo ditë bëjnë hapa të ri në gjeopolitikën e tyre. Kosova ka mbetur larg partnerëve të saj”, përfundoi Deliu-Kodra.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat