Deputetja e PDK-së, Blera Deliu-Kodra, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në LVV.
Ajo ka thënë se mandatari i ri pa shumicë është lojë për të fituar kohë.
“Mandatari i ri pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë. 9 muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Zgjedhjet janë zgjidhja”, tha ajo.
Sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së u propozua Glauk Konjufca për mandatar të ri.
Haradinaj: Osmani s’mund ta mandatojë Konjufcën pa i pasur 61 nënshkrime të deponuara



