spot_img
E premte, 27 Shkurt, 2026
23:16
HomeKosovaDrejtësiaDënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po tenton...

Dënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po tenton ta njollosë luftën e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se besojnë në pafajësinë e bashkëluftëtarit Gjelosh Krasniqi, i cili është dënuar me 15 vjet burgim në mungesë nga Gjykata e Beogradit.

Ai tha se pretendimet e akuzat që ia drejton shteti serb janë të pabaza dhe të pavërteta.

- Advertisement -

Sipas Sylës, kjo nuk është diçka e re, duke e ditur që Serbia vazhdimisht tenton ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së.

Ai theksoi se Gjelosh Krasniqi, përveç që vetë doli në mbrojtje të vendit në kohën më të vështirë, është edhe vëllai i dëshmorit, Gjergj Krasniqi.

- Advertisement -

“Lufta jonë ka qenë e drejtë. UÇK-ja nuk ka bërë krime. Jemi krenarë me çdo luftëtar të UÇK-së. Me luftën speciale të Serbisë jemi duke u ballafaquar çdo ditë prej ditës së çlirimit të Kosovës”, u shpreh Syla për Klan Kosova.

Gjykata në Beograd dënon në mungesë ish-pjesëtarin e UÇK-së me 15 vjet burgim

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat