spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:51
HomeKosovaKuvendi“Deputetë, emri juaj është bllokadë”, organizatat e shoqërisë civile me aksion para...

“Deputetë, emri juaj është bllokadë”, organizatat e shoqërisë civile me aksion para Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të legjislaturës së re.

Të pajisur me pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta si “Kur t’ju bëhet boll, kallxoni”, “Deputetë, emri juaj është bllokadë” dhe “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan t’i japin fund krizës institucionale dhe theksuan përgjegjësinë e deputetëve për të përmbushur mandatin e tyre.

- Advertisement -

Protesta u zhvillua në prag të vazhdimit të seancës së 37-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat