spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:22
HomeKosovaKuvendiE PËRDITËSUAR / Deputetët rikthehen në sallë, vijon seanca konstituive e Kuvendit

E PËRDITËSUAR / Deputetët rikthehen në sallë, vijon seanca konstituive e Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PËRDITËSUAR / Pas pauzës ka vazhduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës shkon prapë në pauzë për 15 minuta

- Advertisement -

Udhëheqësi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ka thënë se me 52 vota për, nuk ka kaluar raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve.

- Advertisement -

Ndërsa deputetët e VV-së dhe tre deputetë të NISMËS kanë votuar pro.

Kryetari i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, Artan Abrashi, ka thënë se në bazë të raportit i rekomandon Kuvendit që të vazhdojë me seancën.

“Komisioni konstaton se në legjislaturën e 9-të janë 120 deputetë nga partitë politike dhe koalicionet. VV – 48 deputetë, PDK – 24 deputetë, LDK – 20 deputetë, Lista Serbe – 9 deputetë, AAK – NISMA – 8 deputetë. Komisioni ka konstatuar vlefshmërinë e deputetëve. Në seancë janë 119 deputetë, mungon vetëm një deputet. I rekomandojmë seancës që të vazhdojë seancën konstituive sipas rendit të ditës”, ka thënë ai.

Pas kltij dështimi, anëtarët e komisionit janë ftuar sërish për konsultim.

Kuvendi i Kosovës shkon prapë në pauzë për 15 minuta

Pas pauzës ka vazhduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit anëtar i Komisionit për verifikim të mandateve, Artan Abrashi, ka njoftuar se është shqyrtuar dokumentacioni për legjislaturën e nëntë, e kundër këtij raporti kanë qenë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe të AAK-së.

Sipas tij, pro dokumentacionit ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Abrashi përmendi numrin e deputetëve të partive, derisa tha se në sallë janë 119 deputetë prezentë.

Kuvendi i Kosovës shkon në pauzë për 15 minuta

Seanca konstituive e Legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka shkuar për 15 minuta në pauzë. Komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve ka kohë 15 minuta për të verifikuar mandatet e deputetëve.

Votohet Komisioni për Verifikimin e Mandateve të Deputetëve

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka hapur punimet e seancës së sotme, duke kërkuar nga partitë që të propozojnë kandidatë për të udhëhequr Komisionin për Verifikimin e Mandateve të Deputetëve.

Artan Abrashi është votuar për kryetar të komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, nga PDK, Përparim Gruda, nga LDK Armend Zemaj, AAK-Nisma, Time Kadriaj, Lista Serbe ka propozuar deputetin, Branisllav Nikoliq etj.

Seanca ka këtë rend të ditës: Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Filloi seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Ka filluar seanca konstituive e Legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca po drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV) dhe deputetja më e re, Sala Jashari (PDK). Në sallë janë 119 deputetë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat