spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:28
HomeLajmeDeputeti, Bekë Berisha reflekton mbi sigurinë pas aksidentit të rëndë: “Kujdesi në...

Deputeti, Bekë Berisha reflekton mbi sigurinë pas aksidentit të rëndë: “Kujdesi në rrugë është jetik!”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, ka ndarë një mesazh të ndjerë dhe vetëkritikues pas përfshirjes së tij në një aksident trafiku në vendin e njohur si “Kroni i Mbretit”. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar rëndësinë e sigurisë në trafik dhe përvojën e tij personale që e riktheu në realitet përmes “fytyrave të fëmijëve dhe njerëzve të dashur”, duke reflektuar mbi momentet e frikshme të aksidentit.

Berisha ka falënderuar një police nga Gjilani për ndërhyrjen e saj profesionale, duke e quajtur “engjëlli mbrojtës” që i erdhi në ndihmë në ato momente kritike. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mjekët dhe ekipin mjekësor të QKUK-së, veçanërisht për kolegen e tij Time Kadrijaj dhe ekipin e Dr. Arber Tolajt për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre gjatë trajtimit të tij.

- Advertisement -

Në fund, Berisha shfrytëzoi rastin për t’i bërë një apel të fortë të rinjve, duke i këshilluar të përshtasin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të vendosin gjithmonë rripin e sigurisë, një masë që ai theksoi si shpëtuese në momente të papritura.

Ky aksident shërbeu si një kujtesë personale për deputetin, i cili gjithmonë ka promovuar sigurinë në rrugë, për të cilën ai vetë ka qenë dëshmitar i humbjeve tragjike.

- Advertisement -

by: Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat