spot_img
E enjte, 2 Tetor, 2025
02:14
HomeKosovaDeputeti i LDK-së, Zemaj: LVV-ja po e faktorizon Listën Serbe

Deputeti i LDK-së, Zemaj: LVV-ja po e faktorizon Listën Serbe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese se nuk ka konstituim të Kuvendit pa nënkryetarin serb, anëtari i kryesisë së LDK-së, deputeti Armend Zemaj, tha se LVV-ja po e faktorizon Listën Serbe.

Zemaj nuk bëri të ditur se si do të veprojë LDK-ja në seancë konstituive pas këtij vendimi të Gjykatës, por tha për RTV21 se pa zgjedhje të të gjithë nënkryetarëve nuk ka konstituim të Kuvendit.

- Advertisement -

“Vendimi ka qenë i pritur jo vetëm për LDK-në por për atë çka thotë kushtetuta dhe procedura kuvendore. Nuk ka konstituim të Kuvendit në mënyrë parciale. Ose konstituohet i plotë ose duhet pritur afatet kushtetuese. Në s’mund të supozojmë si do të veprojmë, ta shohim vendimin e plotë kur të publikohet nëse ka diçka që është interferim ndryshe në kuptimin e procedurës kuvendore….për neve si LDK është e papranueshme mënyra e kësaj sjellje të LVV-së duke i dhënë hapësirë shumë të madh Listës Serbe pse duke tentuar ta faktorizojë atë”, tha Zemaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat