spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:41
HomeLajmeDeputeti Meta konfirmon lajmin ekskluziv të Storm rreth krizës në partinë "GUXO"

Deputeti Meta konfirmon lajmin ekskluziv të Storm rreth krizës në partinë “GUXO”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë GUXO, Burim Meta, ka konfirmuar informacionet e publikuara nga Storm në lidhje me krizën në këtë parti.

Në një bisedë për mediumin IndeksOnline, Meta ka thënë se nuk i qëndruan besnik motos së partisë.

- Advertisement -

“Ka ka mospajtime të shumta. Moto e partisë GUXO është: E ardhmja ju takon atyre që guxojnë! Pikërisht këtu qaluam dhe ne nuk guxuam, u larguam nga filozofia jonë politike për të guxuar dhe prezantuar qendrën e djathtë pothuajse të vetmen në skenën politike në Kosovë”, ka thënë.

Sipas tij, Guxo, u largua nga identiteti që krijoi Osmani.

- Advertisement -

“Kam kërkuar që t’i kemi akronimet tona dhe identitetin tonë në garën e 9 shkurtit, por kjo nuk u bë. Më e rënda është që ne u larguam nga kauza dhe identiteti që krijoi znj. Vjosa Osmani, tashmë presidente e Republikës dhe këtë e vlerësoj njëjtë dhe ngjashëm, sikurse LDK-ja të largohet nga rruga dhe filozofia e Ibrahim Rugovës”, ka vlerësuar ai.

Meta tha se janë tentime të njëjta që Guxo të largohet nga identiteti i vet.

“GUXO-n e duam te të gjithë anëtarësia dhe që të gjithë e dëshiruam identitetin dhe ruajtjen e kauzës”, shtoi ai.

Storm kishte paralajmëruar të dielën se Burim Meta dhe Ekrem Mustafa, janë afër largimit nga kjo parti.

Marrëdhëniet mes tyre dhe bashkëkryetarëve të partisë, si dhe deputetit Haxhi Avdyli, janë përkeqësuar ndjeshëm.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat