Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, në një shkrim në profilin e saj ua ka bërë një përmbledhje qëndrimeve të partive politike dhe presidentes Vjosa Osmani rreth çështjes së votave dhe pozitës së shefit të shtetit.
Ajo ka thënë se Vjosa Osmani po i kërkon 30 nënshkrime bashkë me 57 votat e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Ofertën e PDK-së, ajo e ka interpretuar si një urdhër në formë kërkese, derisa LDK-ja sipas saj po thonë se janë institucionalistë.
Postimi i plotë:
Qëndrimet deri në këto momente:
Vjosa: I dua 30 nënshkrime, por vetëm bashkë me 57 vota.
PDK: I duam disa nënshkrime dhe 66 vota, me kandidatët tanë, por emrat nuk ua tregojmë. Oferta jonë është urdhër në formë kërkese.
LDK: Ne jemi institucionalistë!



