spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:02
HomeBotaAustraliaDeputetja indigjene ia bën lëmsh fjalimin mbretit Charles në parlamentin australian

Deputetja indigjene ia bën lëmsh fjalimin mbretit Charles në parlamentin australian

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Doli për t’ju folur parlamentarëve në Australi, por jo të gjithë e pritën mirë.

Mbreti Charles u kritikua nga një senatore australiane indigjene, e cili i bëri thirrje për një traktat dhe akuzoi atë për vjedhjen e tokës aborigjene.

- Advertisement -

Charles që është duke realizuar një vizitë pesë-ditore në Australi me Mbretëreshën Camilla, iu drejtua deputetëve dhe senatorëve në Sallën e Madhe të Parlamentit të hënën, pas inaugurimit të tij si monark.

Teksa ishte duke folur rreth kohës së tij si nxënës shkolle në Australi, pandeminë Covid dhe cenueshmërinë e Australisë ndaj ndryshimeve klimatike, Lidia Thorpe, një senatore e pavarur nga Victoria, iu afrua skenës duke bërtitur “ky nuk është vendi juaj”.

- Advertisement -

“Ju keni kryer gjenocid ndaj popullit tonë. Na ktheni tokën tonë. Na jep atë që na vodhe – kockat tona, kafkat tona, foshnjat tona, njerëzit tanë”, bërtiti Thorpe, e cili është një avokate e hapur për të drejtat e indigjenëve.

“Ti na shkatërrove tokën. Na jep një traktat. Ne duam një traktat në këtë vend. Ju jeni një gjenocidal”.

Para fjalimit të mbretit, Albanese dhe lideri i opozitës, Peter Dutton, mirëpritën Charles dhe Camilla në Parlament, duke i falënderuar ata që qëndruan me australianët në kohë të mira dhe të këqija.

Albanese e quajti një nga nderet e jetës së tij që të kishte udhëhequr delegacionin australian që merrte pjesë në kurorëzimin e Mbretit dhe vlerësoi angazhimin e Mbretit në çështjet përfshirë ndryshimin e klimës dhe pajtimin.

Policia ACT tha se Thorpe ishte pjesë e një grupi protestuesish pranë memorialit të hënën.

Kurse një burrë 62-vjeçar u arrestua më vonë jashtë memorialit për shkelje të qetësisë, por u lirua pa akuza, tha policia. Disa të tjerë u arrestuan në memorial dhe gjithashtu nuk u akuzuan.

Një grua 21-vjeçare u arrestua në memorial pasi dyshohet se nuk respektoi udhëzimet e policisë dhe u akuzua e u përball me gjykatën të hënën pasdite.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat