spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:54
HomeKosovaDrejtësiaDeputetja Kadrijaj mbetet pa avokat mbrojtës në rastin e gjykimit për hudhjen...

Deputetja Kadrijaj mbetet pa avokat mbrojtës në rastin e gjykimit për hudhjen e gazit lotsjellës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Time Kadrijaj, i ka hequr autorizimin e përfaqësimit avokatit të deritashëm Granit Vokshit.

Në seancën e mbajtur gjatë kësaj të marte, ajo ka kërkuar nga Gjykata Themelore që t’i caktojë një avokat sipas detyrës zyrtare.

- Advertisement -

Kërkesa u bë gjatë shqyrtimit fillestar, ku edhe është marrë vendimi për shtyrjen e seancës së radhës për datën 27 nëntor nga ora 11:00.

Me këtë rast Gjykata ka kërkuar me urgjencë që t’i caktohet avokati me urgjencë.

- Advertisement -

Deputetja Kadrijaj bashkë me kreun e kuvendit, Glauk Konjufca, deputetin Pal Lekaj dhe Aida Dërguti, Besa Baftija dhe Teuta Haxhiu akuzohen për përdorim të armës dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Gjithashtu, Teuta Haxhiu dhe Besa Baftijaj akuzohen për “Mbajtje në posedim të paautorizuar të armëve”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat