spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
19:11
HomeKosova"Der Spiegel": Kosova ka humbur rreth 12 % të popullsisë gjatë 13...

“Der Spiegel”: Kosova ka humbur rreth 12 % të popullsisë gjatë 13 viteve të fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas publikimit të rezultateve zyrtare të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shumë media gjermane, përfshirë edhe revistën prestigjioze “Der Spiegel”, kanë raportuar mbi këtë ngjarje.

Revista prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, ka shkruar se njerëzit po e lënë Kosovën. Arsyet për këtë janë mundësitë më të mira për punë në vende e Bashkimit Evropian. Në largimin e njerëzve po ndikon edhe situata e tensionuar edhe më tej mes serbëve dhe shqiptarëve.

- Advertisement -

“Ky vend ballkanik po vuan nga një eksod masiv i njerëzve që kërkojnë punë jashtë vendit”, thekson Der Spiegel, ndërsa shton se “bazuar në vlerësimet zyrtare, më shumë se 800,000 kosovarë jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së, kurse prej tyre rreth gjysma jeton në Gjermani”, shkruan “Der Spiegel”.

“Sipas rezultateve zyrtare të regjistrimit, të publikuara të enjten nga Agjencia Shtetërore e Statistika, Kosova ka humbur pothuajse dymbëdhjetë për qind të popullsisë së saj në 13 vjet”, theksohet në raportin kësaj reviste.

- Advertisement -

Përderisa në shtetin ballkanik në vitin 2011 jetonin 1.8 milionë njerëz, aktualisht janë vetëm 1.6 milionë, siç njoftoi të enjten Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Tutje në artikull theksohet se “Shqiptarët përbëjnë rreth 90 për qind të popullsisë, kurse serbët etnikë pak më shumë se tre për qind”.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, “Der Spiegel” shkruan se “informacioni për serbët bazohet në vlerësime të përafërta, pasi shumë prej tyre kanë bojkotuar regjistrimin”.

Në përgjithësi, regjistrimet e popullsisë në shumë vende të Ballkanit janë një çështje delikate, vlerëson “Der Spiegel”.

“Rënia e lindjeve, migrimi masiv dhe tensionet etnike e bëjnë të vështirë përcaktimin e shifrave të sakta të popullsisë”, theksohet në artikull.

“Kosova, me shumicë shqiptare ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Megjithatë, Beogradi zyrtar ende nuk e ka njohur si shtet, ndërsa në veri të Kosovës ende ka konflikte të përsëritura me minoritetin serb që jeton atje”, përfundon “Der Spiegl”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat