spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025Deri në fund të gushtit, afati për ndryshimin e qendrës së votimit

Deri në fund të gushtit, afati për ndryshimin e qendrës së votimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.

Kjo periudhë ka nisur më 28 qershor dhe do të zgjasë deri më 29 gusht 2025, thuhet në njoftimin për media.

- Advertisement -

Gjatë kësaj kohe, qytetarët me të drejtë vote mund të mësojnë qendrën e tyre aktuale të votimit dhe, nëse dëshirojnë, ta ndryshojnë atë duke zgjedhur një vendvotim më afër vendbanimit të tyre brenda të njëjtës komunë.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet, përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org, ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat