spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
03:50
HomeBotaAziaDëshmi nga Katari: familjeve në Iran u kërkohet “pagesë për plumba” që...

Dëshmi nga Katari: familjeve në Iran u kërkohet “pagesë për plumba” që t’u dorëzohen trupat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Disa qytetarë iranianë që kanë arritur të largohen drejt Katarit i thanë redaksisë sonë se familjarëve të tyre në Iran po u kërkohen shuma të mëdha parash për t’u dorëzuar trupat e të vrarëve gjatë protestave. Sipas tyre, në disa raste shuma e përmendur shkon rreth 5,000 euro, e përshkruar si “pagesë për plumba”.

Pretendime të ngjashme janë raportuar edhe nga media dhe organizata ndërkombëtare: Iran International ka publikuar dëshmi se familjeve u kërkohet të paguajnë për çdo plumb, me shuma që – sipas burimeve të saj – variojnë nga 700 milion deri 2.5 miliard rialë për plumb (rreth 480–1,720 dollarë).
Ndërkohë, disa raportime që citojnë dëshmi të familjeve flasin edhe për shifra më të larta, si 700 milion tomanë (rreth 5,000 dollarë).

- Advertisement -

Human Rights Watch ka deklaruar se autoritetet kanë ushtruar presion mbi familjet e viktimave, përfshirë edhe kërkesën për pagesa të konsiderueshme për t’u kthyer trupat, ndërsa bllokada e komunikimeve e bën verifikimin e pavarur shumë të vështirë.
Edhe OCCRP raportoi për akuza se familjeve u kërkohen para për t’i tërhequr trupat, të publikuara gjatë një “dritareje” të rrallë lidhjeje në internet.

Autoritetet iraniane, ndërkohë, kanë mohuar akuzat për vrasje masive dhe kanë fajësuar “elementë të nxitur nga jashtë” për dhunën.

Shënim redaksional
Për arsye sigurie, identiteti i dëshmitarëve nuk publikohet. Redaksia po vazhdon verifikimin e pavarur përmes burimeve shtesë dhe dokumentimit të mundshëm.
spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat