spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:41
HomeKosovaDrejtësiaDëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit në Speciale më 15 shtator,...

Dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit në Speciale më 15 shtator, Gjykata njofton se ka interes të madh për seancën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Speciale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me datën 15 shtator, mbrojtja e Hashim Thaçit do të fillojë paraqitjen e provave para Dhomave të Specializuara, duke thirrur dëshmitarin e parë.

Seanca do të nis në orën 09:00 dhe pritet që të jetë kryesisht publike.

- Advertisement -

Gjykata ka treguar se ka interes të lartë për ta përcjellë këtë seancë nga galeria brenda Gjykatës dhe kanë kërkuar nga të interesuarit që t’i drejtohen Gjykatë së Hagës përmes emailit.

“Për shkak të interesit të lartë për seancën, për ta ndjekur seancën nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës në Hagë kërkohet regjistrim paraprak. Për t’u regjistruar paraprakisht dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën PUBLIC@scp-ks.org. Ju lutem mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me mesazh elektronik (email). Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtatori 2025”, thuhet në vendim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat