spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
01:10
HomeKosovaDrejtësiaDëshmitari Tara do të merret në pyetje nga ekipet mbrojtëse

Dëshmitari Tara do të merret në pyetje nga ekipet mbrojtëse

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sot në sallën e gjyqit dëshmitarin Ismet Tara pritet ta marrin në pyetje ekipet e mbrojtjes, për çka dëshmitari dje kërkoi që të flasë fillimisht me një avokat për ta ngritur shqetësimin e tij lidhur me dokumentin të cilin e kërkoi t’i paraqitet që nga fillimi i dëshmisë së tij.

- Advertisement -

Njëri ndër ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, në Facebook ka shkruar mbrëmë se do të kundërshtojë të gjitha akuzat ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, duke i cilësuar ato si të orkestruara nga qarqe serbe dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Deri më tani, ky është dëshmitari i 123-të i ZPS-së në Gjykatën Speciale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat