spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
15:25
HomeKosovaPrishtinaPa kuorum: Dështoi seanca për shqyrtimin e PZHK-së në Prishtinë

Pa kuorum: Dështoi seanca për shqyrtimin e PZHK-së në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën ishte paraparë të diskutohej propozim-vendimi për lënien në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

Në seancën e cila ishte thirrur të enjten, nuk morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

- Advertisement -

“Do të thotë, mbledhja është thirrur për të marrë vendim për diskutim publik të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033. Nuk ka të bëjë me miratimin e planit, por vetëm me hapjen për diskutim publik. Sipas Shërbimit të Kuvendit, nuk kemi pasur kuorum për ta mbajtur mbledhjen, për shkak të mungesës së asamblistëve të VV-së dhe të PDK-së”, deklaroi kryesuesi i Kuvendit, Ajet Brajshori, raporton EO.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat