spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeTeknologjiDështojnë parashikimet e Apple, iPhone 16 nuk i arrin pritshmëritë e shitjeve

Dështojnë parashikimet e Apple, iPhone 16 nuk i arrin pritshmëritë e shitjeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Teknologji: Apple kishte llogaritur se futja e veçorive të reja të inteligjencës artificiale, do ta bënin iPhone 16, telefonin më të shitur.

Por, vlerësimet e para porosive, tregojnë për një situatë krejtë tjetër nga ajo që kishte shpresuar Apple.

- Advertisement -

Apple shiti rreth 37 milionë njësi në fundjavën e parë të para-porosive të iPhone 16, më pak se 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një postimi nga Ming-Chi Kuo, një analist i Apple.

Në veçanti, kërkesa për pajisjet me çmim më të lartë të modelit iPhone 16 Pro u ul ndjeshëm nga viti në vit krahasuar me lançimin e iPhone 15.

- Advertisement -

Analistët thonë se duket se ka pasur kërkesë më të madhe për pajisjet me çmim më të ulët iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus sesa Pro dhe Pro Max, gjë që mund të ndikojë në çmimin mesatar të shitjes dhe të ardhurat e përgjithshme nga shitjet e iPhone.

Në fundjavën e parë të parashitjeve, Apple shiti 9.8 milionë pajisje iPhone 16 Pro dhe 17.1 milionë iPhone 16 Pro Max, përkatësisht 27% dhe 16% më pak nga viti në vit.

Për krahasim, shitjet e iPhone 16 standard dhe Plus u rritën pak në krahasim me iPhone 15. Analisti Zino thotë se modelet bazë të iPhone mund të jenë thjesht shumë të mira.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat