Bayern Munchen është kampion i Bundesligës.
Kjo erdhi pasi Leverkuzen i Xhakës, barazoi 2-2 ndaj Freiburg, gjë që ia mundësoi bavarezëve, që të festojnë tashmë titullin e 33-të.
Barazimi 3-3 i ekipit të Kompany ndaj Leipzig, në këtë të shtunë, duket se vetëm shtyu festën, për disa orë.
Bayern në 13 sezonet e fundit, ka fituar 12 herë.
Sa i takon renditjes në kampionatin aktual, Bayern ka grumbulluar 76 pikë, ndërsa Leverkusen ka 68 pikë.



