spot_img
E premte, 17 Prill, 2026
10:22
HomeKosovaDështon për të 20’ën herë konstituimin e Kuvendit, VV edhe sot pa...

Dështon për të 20’ën herë konstituimin e Kuvendit, VV edhe sot pa numra

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një tjetër përpjekje, e 20’ta me radhë, për konstituimin e Kuvendit ka dështuar sërish. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat. Në sallë ishin 111 deputetë.

VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje.

- Advertisement -

Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Kur është hedhur në votim përbërja e komisionit, ata s’kanë marrë pjesë fare në proces.

Në dështim të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari ka ndërprerë seancën.

- Advertisement -

“53 deputetë për, asnjë kundër, abstenime s’ka. Ndërpritet seanca”, tha Dehari.

Përpjekja e radhës do të bëhet të dielën, në orën 11:00.

E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat