spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:15
HomeSiguriaPoliciaDështuan në arrestimin e njërit nga të dyshuarit e vrajses së policit,...

Dështuan në arrestimin e njërit nga të dyshuarit e vrajses së policit, suspendohen dy policë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Kaçanik, pasi nga veprimet paraprake hetimore të ndërmarra dhe komunikimet zyrtare të pranuara, bëhet e ditur se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata kanë dështuar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kanë treguar neglizhencë serioze në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit të dyshuar R. B. (i dyshuar për vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika).

Në kumtesë për media theksohet se nga informacioni i dokumentuar dhe i siguruar nga IPK-ja, ekziston dyshimi se një toger policor në pozitën e shefit të sektorit të operativës, ka pasur dijeni për urdhëresën për arrest, por dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprime konkrete operative për lokalizimin dhe kapjen e personit të kërkuar.

- Advertisement -

Gjithashtu, bazuar në veprimet hetimore dyshohet se një rreshter policor i angazhuar në cilësinë e mbikëqyrësit në njësinë ndërlidhëse për gjykata, ka dështuar të raportojë me kohë dhe saktësi për urdhëresën për arrest si dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj.

Që të dy zyrtarët policorë, për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre, kanë qenë të angazhuar me detyrë në stacionin policor të Kaçanikut.

- Advertisement -

IPK vlerëson se dështimi i tyre në zbatimin e një vendimi të formës së prerë nga gjykata, cenon besueshmërinë institucionale dhe përbën bazë për procedim disiplinor dhe hetim të mëtejmë administrativ dhe penal.

R.B., i cili dyshohet si personi kyç në rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika, ishte dënuar me masë institucionale, me detyrim që ta mbajë në qendrën e Shërbimit Korrektues.

Ky vendim nuk ishte zbatuar pasi që i dënuari nuk i ishte përgjigjur vendimit për ta vuajtur këtë masë.

Për këtë arsye ndaj të njëjtit ishte lëshuar edhe një urdhërarrest, zbatimin e të cilit ishte e obliguar ta bënte Policia e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat