spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
20:45
HomeSiguriaPoliciaDetaje nga aksioni i madh policor në Veri kundër lojërave të fatit

Detaje nga aksioni i madh policor në Veri kundër lojërave të fatit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm kundër lojërave të fatit në komunën e Zubin Potokut.

Elshani ka treguar se janë hasur në tri lokacione veprimtari të paligjshme, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

- Advertisement -

Për këtë, janë intervistuar tre persona të dyshuar, derisa dy të tjerë që s’janë hasur në vendngjarje janë të njohur për policinë e Kosovës.

“Me datën 15.01.2026 njësia e hetimeve te stacionit policore ZUBIN Potok ne DRP Mitrovice Veri nga rrugët operative ka pranuar një informatë se ne tri lokale ne qytetin e Zubin Potokut janë duke u zhvilluar veprimtari te kundërligjshme konkretisht organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm.

- Advertisement -

Njësia e hetimeve e stacionit policore Zubin Potok, me asistimin e njësive relevante te DRP Mitrovice Veri kemi bere bastisjen ne te tri lokalet”, ka thënë Elshani.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohen tri raste.

“Ne te tri lokacionet janë hasur pajisje teknologjike te cilat mundësojnë zhvillimin e lojërave te fatit si dhe janë te dyshuar 5 (pesë) persona ku 3 (tre)  prej tyre janë duke u intervistuar kurse 2 (dy) të tjerë nuk janë hasur aty por janë te njohur për policin, ndërsa janë intervistuar edhe 5 dëshmitar. Është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar qe te inicioj tri raste “Organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm” e sanksionuar me nenin 294 te KPRK-s”, ka përfunduar ai.

Aksion i madh policor në Veri të Kosovës

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat