spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeInteresanteDha 75 mijë dollarë për tu varrosur pranë Marilyn Monroe-s edhe pse...

Dha 75 mijë dollarë për tu varrosur pranë Marilyn Monroe-s edhe pse kurr s’e takoi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shkrimtari Hugh Hefner dhe themeluesi i revistës së famshme Playboy, edhe pse nuk e takoi kurrë personalisht Marilyn Monroen, zgjodhi që 25 vjet para se të ndërronte jetë që të varrosej pranë saj, një vendim që shkaktoi  duke shkaktuar reagime të forta.

Ai u nda nga jeta në muajin shtator të 2017-ës në moshën 91-vjeçare, e kishte planifikuar këtë lëvizje, duke paguar 75 mijë dollarë për varrin pranë aktores së njohur.

- Advertisement -

Zgjedhja e tij u konsiderua e diskutueshme, duke pasur parasysh obsesionin e tij me Monroe-n, të cilën nuk e kishte takuar kurrë personalisht.

Marilyn Monroe ishte personi që rriti në thelb suksesin e Playboy, pasi ajo u shfaq në kopertinën e edicionit të parë të revistës në vitin 1953.

- Advertisement -

Megjithatë, ajo nuk kishte dhënë pëlqimin e saj për publikimin e fotove nudo, të cilat ishin bërë për një kalendar, për vetëm 50 dollarë.

“Nuk kam marrë kurrë një falenderim të vetëm nga të gjithë ata që kanë bërë miliona nga një foto e imja nudo. Madje më duhej të blija një kopje të revistës për të parë veten në të”, kishte deklaruar Monroe në autobiografinë e saj.

Në vitin 1992, Hefner bleu varrin pranë saj në varrezat e Westwood Village Memorial Park, duke arsyetuar se Monroe ishte ikona që lançoi Playboy.

”Ndjej një lidhje të dyfishtë me të, sepse ajo ishte çelësi për fillimin e Playboy. Ne kemi lindur në të njëjtin vit”, kishte deklaruar ai në një intervistë në vitin 2012.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat