spot_img
E martë, 21 Tetor, 2025
17:27
HomeSportDha golin kundër Serbisë, fanela e Manajt u shit me vlerë rekorde...

Dha golin kundër Serbisë, fanela e Manajt u shit me vlerë rekorde në ankand

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Fanela që Rey Manaj veshi në ndeshjen historike ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc u kthye në një objekt të çmuar koleksionistësh, duke u shitur për 3,100 euro në ankandin ndërkombëtar të organizuar nga MatchWornShirt, partneri zyrtar i FSHF-së.

Kjo shifër përfaqëson një rritje të jashtëzakonshme, pasi çmimi fillestar ishte vetëm 378 euro, por blerësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rriti ofertën plot 11 herë për ta pasur këtë fanellë me vlerë historike.

- Advertisement -

Fanela mban nënshkrimin e Rey Manajt dhe është një simbol i rëndësishëm për tifozët kuqezi, pasi Manaj shënoi golin vendimtar që siguroi fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, një moment që do të mbahet mend gjatë nga gjithë shqiptarët.

Kjo blerje e bën fanellën e Manajt fanellën e dytë më të shtrenjtë të Kombëtares shqiptare në ankand.

- Advertisement -

Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit, e veshur në ndeshjen ndaj Italisë në Euro 2024, ku ai shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash.

Ajo fanellë u shit për 5,792 euro, duke ruajtur kështu statusin e saj si objekti më i çmuar i fanellave të Kombëtares shqiptare.

Këto ankande nxisin interesin dhe dashurinë për historinë e futbollit shqiptar, duke ruajtur dhe vlerësuar momentet më të rëndësishme të ekipit kuqezi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat