Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit publikoi sot listën me 10 kandidatët për çmimin “Lumo Skëndo”, që vlerëson veprën më të mirë të vitit në eseistikë dhe publicistikë.
Kështu, në listën e kandidatëve janë:
“Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” nga Thomas Frashëri – Botimet Onufri
“Petro Marko shkrimtar i lirisë”, nga Behar Gjoka – Botimet Toena
“Shqipëria prej letrave”, nga Ben Andoni – Botimet Papirus
“Bilal Xhaferi, realizmi dhe tradita” nga Bashkim Kuçuku – Botimet Albas
“Identitete”, nga Lindita Arapi – Botimet Onufri
“Rrjedhave letrare” nga Ymer Çiraku – Botimet Onufri
“Djemtë e përçarë të Amerikës” nga Sokol Balla – Botimet Albas
“Koha e dy pandemive” nga Daut Gumeni – Botimet M&B
“Në atë vend” nga Ardian Vehbiu – Botimet Albas
“Ad infinitum” nga Sadik Bejko – Botimet Onufri
Juria e edicionit të pestë të çmimit “Lumo Skëndo”, përbëhet nga Monika Stafa (kryetare), Alfred Peza, Ardian Muhaj, Flogert Muça dhe Aida Tuci.
Çmimi “Lumo Skëndo” i jepet veprës më të mirë në eseistikë dhe publicistikën shqiptare të një viti. Në këtë përzgjedhje vlerësohen autorët më të mirë në gjininë e publicistikës dhe eseistikës, duke sjellë në vëmendjen e publikut emrin e një figure të shumanshme, siç është Mid’hat Frashëri.
Nisur edhe nga katër edicionet e mëparshme, Çmimi “Lumo Skëndo” shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të këtyre botimeve, që kanë një rol në diskutimet publike. /atsh



