spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:41
HomeSiguriaPoliciaDhunë në familje, dy raste të raportuara brenda një dite

Dhunë në familje, dy raste të raportuara brenda një dite

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit një në Prishtinë dhe tjetra në Malishevë. Njëri i dyshuar u lirua në procedurë të rregullt, kurse tjetri gjendet në arrati.

Policia thekson se në Prishtinë një grua raportohet se është rrahur nga një burrë, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

“Është raportuar se ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Malishevë një burrë raportohet se sulmoi një tjetër. I dyshuari gjendet në arrati.

- Advertisement -

Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuar mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka dëmtuar disa pllaka. I dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime”, njofton policia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat