spot_img
E diel, 19 Tetor, 2025
12:20
HomeKosovaDialogu Kosovë-Serbi, 13 vjet pas fillimit në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, 13 vjet pas fillimit në Bruksel

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hashim Thaçi në atë kohë në pozitën e kryeministrit të Kosovës, më 19 tetor 2012 është takuar për herë të parë me ish-kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel.

Takimi në mes kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq u bë me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton, e cila gjithashtu ishte në takim.

- Advertisement -

Takimi u zhvillua me qëllim të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Të gjitha palët në takim janë pajtuar dhe kanë shprehur përkushtimin që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të vazhdoj.

Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi në mes të kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq me ndërmjetësimin e Ashton është një kapitull i ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane, raporton KP.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat