spot_img
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
23:15
HomeKosovaZgjedhjet 2025Diaspora akademike “futët” në garë: Prof. Dr. Zenun Halili kërkon lidership të...

Diaspora akademike “futët” në garë: Prof. Dr. Zenun Halili kërkon lidership të fortë pas 28 dhjetorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prof. Dr. Zenun Halili shpreh publikisht preferencat për lidershipin pas 28 dhjetorit: “Kosova ka nevojë për udhëheqje të fortë dhe pro-perëndimore”

Në fazën finale të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Prof. Dr. Zenun Halili, shqiptaro-amerikan, ka reaguar publikisht duke e vendosur theksin te roli i përfshirjes shoqërore dhe intelektuale në procesin zgjedhor.

- Advertisement -

Përmes një deklarimi, Halili thekson se, në rrethanat aktuale, Kosova ka nevojë për një lidership të ri që e vendos prioritet sigurinë, konsolidimin e institucioneve dhe orientimin euroatlantik.

Sipas tij, vendi duhet të udhëhiqet nga një figurë e fortë dhe e fokusuar në siguri, që ka kontribuar në ndërtimin e institucioneve shtetërore “në vend të pushtetit personal”, si dhe nga një udhëheqës me kompetencë të thellë në ekonomi dhe me fokus në reforma të vështira.

- Advertisement -

Në listën e kërkesave të tij për lidershipin e ardhshëm, Halili përmend investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe qeverisje, si dhe rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme me partnerët strategjikë, duke vënë theks te diplomacia, ndërtimi i besimit dhe bashkëpunimi afatgjatë.

Po ashtu, ai nënvizon se Kosova duhet të ketë një udhëheqje që punon qartë për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike, në veçanti në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe për përafrimin politik, ekonomik dhe ligjor me standardet demokratike perëndimore.

Deklarimi i Prof. Dr. Halilit vjen në kuadër të rritjes së zërave publikë nga fusha akademike dhe diaspora, të cilët po përpiqen të ndikojnë në debatin qytetar dhe në pritjet e shoqërisë për qeverisjen pas 28 dhjetorit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat