spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:41
HomeKosovaPrishtinaE përditësuar / Digjet një banesë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë

E përditësuar / Digjet një banesë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ndërtese e “Lesna-s” në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme.

- Advertisement -

Një banor dëgjohet duke thënë “marum prej tymit”, ndërkohë në atë zonë është krijuar edhe tollovi.

Zjarrfikësit kanë evakuuar disa banorë, përmes shkalleve të automjeteve, nga katet e larta të një ndërtese të përfshirë nga zjarri në Lagjen Kalabria.

- Advertisement -

Po ashtu, bëhet e ditur se janë shpëtuar edhe dy fëmijë nga ndërtesa që është përfshirë nga zjarri.

Ndryshe, lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi, ka thënë Ahmeti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat