spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
02:43
HomeKosovaDigjet shtëpia trekatëshe në Vraniq të Suharekës, Policia jep detajet

Digjet shtëpia trekatëshe në Vraniq të Suharekës, Policia jep detajet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për media djegien e një shtëpie trekatëshe në Vraniq të Suharekës, vlera e dëmit sipas pronarit kap shumën e 60 mijë eurove.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

- Advertisement -

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatën se në fshatin Vraniq të Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë  duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate. Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat