spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeKosovaKuvendiDimal Basha merr pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Dimal Basha merr pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pro emrit të tij votuan edhe një grup i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

- Advertisement -

Ai mori 73 vota pro. Kundër ishin 30 deputetë.

Ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar. Në përgjithësi ishte emri i pestë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

- Advertisement -

BIOGRAFIA E TIJ

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro të martën u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.

Biografia e tij, e publikuar në uebfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje: Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.

Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”

Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në New York.

Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së.

Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.

Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje! Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat