Sot është Dita Botërore e Artit.
Kjo ditë, u njoh zyrtarisht prej UNESCO-s në vitin 2019 për të nxitur, mbështetur dhe mbrojtur mjediset artistike. Ajo vlerëson kontributin e artistëve në shoqëri si dhe inkurajon forcimin e lidhjeve midis krijimeve artistike dhe komuniteteve.
15 prilli u përzgjodh në nder të artistit të shumanshëm Leonardo da Vinçit (15 prill 1452 – 2 maj 1519), në ditën e tij të lindjes.
Tema e 2026-ës, për Ditën Botërore të Artit është “Të kultivosh komunitetin përmes artit”. Tema për Ditën Botërore të Artit ndryshon nga viti në vit, duke u përqendruar në aspekte të ndryshme se si arti ndikon në shoqëri dhe në jetën tonë personale.
Aktivitetet që zhvillohen më 15 prill përfshijnë punëtori, debate, ekspozita dhe tubime kulturore për të nxjerrë në pah rolin e artistëve.



